Barcelona tani arrin marrëveshje me Rashfordin

Futboll

Barcelona tani arrin marrëveshje me Rashfordin

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Skuadra e Barcelonës duket se ka arritur marrëveshje me Marcus Rashford, sulmuesin e Manchester Unitedit.

Fabrizio Romano raporton se sulmuesi i Kombëtares së Anglisë tashmë pritet të jetë sulmuesi më i ri i klubit katalunas.

Skuadra e Barcelonës fillimisht tentoi ta sjellte në skuadër Nico Williamsin dhe Luiz Diazin, por kjo dyshe dështoi dhe tashmë kanë “piketuar” ish-lojtarin e Aston Villas.

Kujtojmë që Barcelona pritet vetëm ta huazojë lojtarin, por me të drejt blerje në fund të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat