Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen

Futboll

Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 10:12
Jasir Asani

Jasir Asani ka rigjetur golat me Guangju. Për herë të fundit shënoi më 18 korrik, ndërsa Guangju u mposht 2 me 1 në transfertën e Suon.

Asani është tashmë në kuotën e shtatë golave në kampionat.

Dhe këtë fakt e ka kujtuar sot.

“Pa ndjenja, vetëm objektiva”, shkruan fillimisht Asani. Më pas e shoqëron me një tjetër foto:

“Kurrë mos e humb buzëqeshjen”.

Asani ka kontratë të vlefshme deri në fund të vitit me klubin korean. Pritej shitja e kartonit të 30-vjeçarit në Japoni, por bllokimi i merkatos për Guangju ka bërë që ta mbajnë për shkak të mungesës së alternativave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat