Vangjel Mile e nisi me humbje në miqësore, reagon klubi i Tiranës

Futboll

Vangjel Mile e nisi me humbje në miqësore, reagon klubi i Tiranës

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 20:39
Tirana - Liria

Skuadra e Tiranës nuk ishte në gjendje të tregonte versioni më të mirë kundër Lirisë, ndeshje e përfunduar 2-3 për ekipin nga Prizreni.

Për trajnerin Vangjel Mile, ky ishte testi i parë në “timonin” e kryeqytetasve, ndonës jo me “këmbën e mbarë”.

Duhet thënë se bardheblutë kanë kryer një sër transferimesh të rëndësishme në këtë merkato verore, duke rritur pritshmëritë.

Një ditë pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i klubit në rrjetet sociale: “Ndeshja e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit Vangjel Mile, ndaj ekipit Liria Prizrenit.

Stafi teknik aktivizoi të gjithë kontigjentin e grumbulluar në një sfidë me ritëm e gola ku rezultati përfundimtar u mbyll 2-3 në favor të miqve. Golat per bardh e blutë u shënuan nga Rafa 37' dhe Tabekou 40'. Ekipi vijon përgatitjet me intensitet të lartë në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat