Vllaznia drejt Islandës vetëm për kualifikimin

Futboll

Vllaznia drejt Islandës vetëm për kualifikimin

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 11:19
Vllaznia

Vllaznia prej ditësh stërvitet intensivisht për ndeshjen e kthimit në raundin e dytë të Conference League.

Shkodranët do të luajnë në transfertë ndaj Vikingur Reykjavik, duel që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:45.

Dueli i parë mes skuadrave i zhvilluar para 1 jave në Shqipëri ka shkuar në favorin e kuqebluve, me këto të fundit që kanë triumfuar me shifrat 2-1. Ekipit të drejtuar nga Edi Martini do t’i duhet një barazim për të kaluar në fazën tjetër të këtij turneu.

Por pavarësisht fitores në sfidën e parë, bastet janë kundër ekipit të Martinit.

Fitorja e mundshme e Vllaznisë kuotohet me 7.5, ndërsa barazimi ka kuotën 5, teksa triumfi i mundshëm i islandezve është 1.3.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat