Sezoni nis mirë për mesfushorin kuqezi në Gjermani

Futboll

Sezoni nis mirë për mesfushorin kuqezi në Gjermani

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 15:56
Tim Civeja

Tim Civeja synon të ketë një rol protagonisti kryesor në këtë edicion me Sarbruken në kategorinë e tretë gjermane dhe starti për të ka qenë pozitiv.

Ish-mesfushori i Shpresave, ka qenë titullar në ndeshjen ndaj Energi Kotbus dhe ka tundur rrjetën që në sfidën e parë të kampionatit.

Në ndeshjen në transfertë, Civeja gjeti rrugën e rrjetës me një goditje mjeshtërore me kokë në minutën e 26 të sfidës duke shkurtuar përkohësisht diferencën në 2-1.

Për 23-vjeçarin Civeja, ky është sezoni i tretë me fanellën e Sarbruken në kategorinë e tretë gjermane.

Në sezonin e kaluar, skuadra e tij arriti deri në play-off për ngjitjen në Bundesligën 2, por nuk ia doli të kalonte Braunshvajg në sfidën e dyfishtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat