Ajeti: As nuk e dija se ku po shkonte topi 

Futboll

Ajeti: As nuk e dija se ku po shkonte topi 

Nga: K.Goca Më: 10 gusht 2025 Në ora: 19:58
Albian Ajeti

Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, sot përkundër se shënoi nuk dolën me pikë në duel me Luganon, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit zviceran.

Lugano para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Baselit.

Ajeti ka folur pas kësaj humbje në Lugano.

 "Goli im ishte thjesht instikt; as nuk e dija se ku po shkonte topi.

Fatkeqësisht, në fund nuk e morëm shpërblimin.

Nuk mundëm të luanim atë që na kërkoi trajneri.

Hymë në lojë më mirë në pjesën e dytë, por në fund, nuk mjaftoi", tha Ajeti transmeton mediumi zvicerane “Blick”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat