Donnarumma drejt Premierligës? Agjenti i tij: Ky është hapi i duhur

Futboll

Donnarumma drejt Premierligës? Agjenti i tij: Ky është hapi i duhur

Më: 13 gusht 2025 Në ora: 19:43
Gigio Donnarumma

Gigio Donnarumma mund të lërë Paris Saint-Germain për Premier League, sipas agjentit të tij, Enzo Raiola.

Në një deklaratë të fundit, Raiola theksoi se një kalim në Angli do të ishte “hapi i duhur” për portierin italian.

Ai shtoi se nuk ka asnjë bisedë me klube italiane, duke shprehur edhe tronditjen e tij për mënyrën se si PSG ka vepruar me Donnarumman gjatë këtij sezoni.

Në këtë situatë, Manchester City po shfaq interes të madh për të sjellë Gigio-n në Premier League, duke e parë atë si një përforcim kyç për sezonin e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat