Egnatia bie pas 120 minutave, Olimpia kualifikohet 

Futboll

Egnatia bie pas 120 minutave, Olimpia kualifikohet 

Nga: K.G. Më: 14 gusht 2025 Në ora: 23:37
Pamje nga ndeshja

Olimpia e Lubjanës është kualifikuar në plaz-off të të Conference League.

Futbollistët e Egnatias dhuruan lojë të mirë në një atmosferë të bukur në Rrogozhinë, por vazhdimet dy herë nga 15 minuta ishin të kobshme, duke pësuar humbje me rezultat 4:2 nga Olimpia e Lubjanës.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:2, por pas barazimit 0:0 në takimin e parë në Lubjanë, ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Futbollisti Regi Lushkja (6' e 86') shënoi për Egnatian dhe për Olimpinë Jelenkovic (32'), Marin (79'), Durdov (99') e Blanco (107').

Zëvendësuesi Yahaya i Egnatias në minutën e 81-të është përjashtuar me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Skuadra sllovene kualifikohet në play-off e Egnatia eliminohet nga garat evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat