Media kroate: Komentatori shqiptar u tërbua që nxori jashtë loje

Futboll

Media kroate: Komentatori shqiptar u tërbua që nxori jashtë loje

Nga: K. G. Më: 15 gusht 2025 Në ora: 18:23
Ilir Daja, trajner i Dinamos

Dimano City e Tiranës ka shënuar suksesin më të madh në histori të garave evropiane, duke u kualifikuar në play-off të Conference League.

Dinamovitët pas 120 minutave e mposhtën me rezultat 3:1 Hajdukun e Splitit duke e përmbysur humbjen në sfidën e parë me 2:1 në Split.

Media  kroate “Veçernj List” ka shkruar se komentatori shqiptar mbeti pa fjalë.

”Komentatori shqiptar u tërbua pas golit që nxori jashtë loje Hajdukun. 

Goli i futbollisti Berisha në minutën e 109-të e ngriti të gjithë Shqipërinë në këmbë, dhe komentatori shqiptar ishte veçanërisht euforik ndërsa festoi golin për arritjen historike të Dinamo City”, shkruan media kroate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat