Zbulohet marrëveshja mes Milanit dhe Leverkusen për Victor Boniface

Futboll

Zbulohet marrëveshja mes Milanit dhe Leverkusen për Victor Boniface

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 20:01
Victor Bonafice

Victor Bonafice do të jetë futbollist i ri i Milanit.

Sulmuesi nigerian i cili pati një sezon fantastik me Bayer Leverkusen do ta vazhdoj karrierën te shtatë herë kampioni evropian.

Fabrizio Romano ka zbuluar marrëveshjen mes klubeve, për transferimin e Victor Bonafice.

Bayer Leverkusen i tha po ofertës së Milanit për huazimim prej 5 milion euro me opsionin e blerjes prej 24 milion euro.

Boniface do të nënshkruante një kontratë të vlefshme deri në qershor 2030.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat