Ja shorti i Champions League, skuadrat e mëdha njohin rivalët

Futboll

Ja shorti i Champions League, skuadrat e mëdha njohin rivalët

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 18:18
Pamje nga short

Po hidhet shorti për Champions League në futboll.

36 klubet më të mira evropiane kanë mësuar tetë kundërshtarët e tyre në fazën e ligës së garës më prestigjioze evropiane për ekipe.

Xhiro  e parë me 16-17-18  shtator

Kampioni në fuqi, Paris Saint-Germaini, do të përballet me Bayernin e Barcelonën, ndër të tjera, në fazën e ligës. Atalanta, Bayer Leverkuseni, Tottenhami, Sportingu, Newcastle dhe Athletic Bilbao janë kundërshtarët e tjerë të PSG-së në fazën e ligës.

Real Madrid – Manchester City është tjetër superndeshje. Klubi mbretëror spanjoll do të përballet edhe me Liverpoolin, Juventusin, Benfican, Marceillen, Olympiacosin, Monacon e Kairat Almatyn.

Manchester City pos me Real Madridin do të përballet edhe me Dortmundin, Bayer Leverkusenin, Villarrealin, Napolin, Bodo/Glimtin, Galatasarayn e Monacon.

Bayerni përballet me Chelsean, Parisin, Bruggen, Arsenalin, Sportingun, PSV-në, Unionin dhe Pafosin.

Liverpooli luan ndër të tjera me Interin, por edhe me skuadra tjera të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat