Arne Slot e do ketë lojtar te Liverpooli edhe gjatë pauzës

Futboll

Arne Slot e do ketë lojtar te Liverpooli edhe gjatë pauzës

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Befasoi trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka marrë një vendim surprizues duke mos përfshirë Hugo Ekitike në listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Vendim i habitshëm, duke ditur se sulmuesi 23-vjeçar i Liverpulit ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë fillim sezoni, me 3 gola dhe 1 asist në 3 ndeshje, por kjo nuk ka mjaftuar për t’i siguruar atij thirrjen e parë me Francën.

Në listën e publikuar nga Deshamp janë përfshirë emra të Premier Ligës, si Rajan Çerki, Konate, Dinje, Saliba apo Malo Gusto. Franca do të përballet me Ukrainën më 5 shtator dhe Islandën më 9 shtator. Vendimi për të lënë jashtë Ekitike ka hapur debat mes tifozëve dhe analistëve, duke pasur parasysh formën e tij të lartë në Premier Ligë.

Ndërkaq, Liverpul ka njoftuar zyrtarisht Romën se Kostas Tsimikas nuk është i disponueshëm për një huazim të drejtpërdrejtë, duke ndërlikuar planet e klubit italian për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.

Pas këtij qëndrimi të “Reds”, drejtuesit verdhekuq po shqyrtojnë nëse do të vazhdojnë negociatat. Vetë mbrojtësi grek po shtyn fort për transferimin, pasi e sheh kalimin në Serie A si një mundësi për të pasur më shumë minuta në fushë dhe për të rifituar formën e tij më të mirë. Tsimikas, 29 vjeç, iu bashkua Liverpulit në vitin 2020 nga Olimpiacos dhe ka kontratë deri në qershor 2027.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat