Sulmuesi shqiptar përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Angli

Futboll

Sulmuesi shqiptar përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Angli

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 11:01
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti ka bërë mjaft mirë në Angli këtë javë. Sulmuesi shqiptar shënoi dhe asistoi, ndërsa Bristol Siti fitoi 4 me 2 përballë Hull Sitit.

Dhe Mehmeti ishte padyshim lojtari i ndeshjes, ndërsa Bristoli korri fitore në javën e katërt.

Po ashtu në formacionin e javës të Championship, “Sofascore” e ka përfshirë edhe Mehmetin.

Nota 8.3 e vendos atë te një nga lojtarët që bëri më mirë.

Ftesa për Mehmetin nga Kombëtarja mungon prej dy vitesh.

Të premten u zyrtarizuan emrat e përzgjedhur nga Silvinjo.

Për Mehmetin nuk kishte vend, ndërsa trajneri u shpreh në konferencë se ky nuk është momenti për të rinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat