Sa bileta janë shitur për takimin e Kombëtares në Air Albania?

Futboll

Sa bileta janë shitur për takimin e Kombëtares në Air Albania?

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 14:36
Stadiumi

Më 9 shtator, Kombëtarja Shqiptare rikthehet në “Air Albania”, në shtëpinë kuqezi, për sfidën ndaj Letonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Trajneri Silvinjo ka shpallur listën e lojtarëve, ndërsa përgatitjet do të nisin të hënën në Malaga, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë më parë një miqësore ndaj Gjibraltarit.

Së fundmi, disa portale kanë raportuar për një interes të ulët të tifozëve për këtë ndeshje, por e vërteta është krejt ndryshe.

burime brenda FSHF-së, mësohet se deri tani janë shitur rreth 10 mijë bileta, një shifër shumë e mirë duke pasur parasysh që një pjesë e stadiumit është e mbyllur me vendim të FIFA-s.

Aktualisht kanë mbetur edhe rreth 6-7 mijë bileta në dispozicion dhe tifozët duhet të nxitojnë, pasi na ndajnë vetëm 9 ditë nga përballja.

Biletat janë në shitje online në ebileta.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Më 9 shtator, le të jemi të gjithë bashkë për të mbështetur Kombëtaren. Shqipëria është krenaria jonë dhe djemtë në fushë kanë nevojë për përkrahjen maksimale nga shkallët e stadiumit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat