Formacionet zyrtare të supersfidës Liverpool - Arsenal

Futboll

Formacionet zyrtare të supersfidës Liverpool - Arsenal

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 16:38
Salah

Liverpool-Arsenal është kryesfida e kësaj fundjave në Premier League. Dy ekipet që konsiderohen si favoritet kryesore në garën për titullin kampion në Premier League, do përplasen mes tyre, në sfidën që do luhet në “Anfield”, e vlefshme për javën e tretë.

Arne Slot ka hedhur në fushë nga minuta e parë artilerinë e rëndë, ku nuk kanë si të mungojnë edhe dy transferimet e bujshme të verës, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike.

Në anën tjetër, Mikel Arteta ka lënë në stol Eberechi Eze, ndërsa startojnë Madueke dhe Gyokeres.

Për Arsenalin mungon Bukayo Saka, i dëmtuar javën e kaluar, ndërsa Martin Odegaard gjendet në stol.

LIVERPOOL XI: Alisson; Konaté, Van Dijk, Kerkez; Szoboszlai, Mac Allister, Gravenberch; Salah, ëirtz, Gakpo; Ekitike.

ARSENAL XI: David Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Mikel Merino, Zubimendi, Rice; Madueke, Gyökeres, Martinelli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat