Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Futboll

Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 21:52
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e zyrtare stërvitore në qendrën stërvitore në Malaga në prag të miqësores me Gjibraltarin, që do të luhet më 4 shtator, ora 18:00 në stadiumin “Europa Point” të Gjibraltarit.

Trajneri Silvinjo ka punuar për më shumë se një orë me të gjithë grupin, duke u fokusuar më shumë në aspektin taktik. Me ekipin sot në stërvitje është bashkuar edhe portieri Simon Simoni.

Deri tani i gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe nuk ka probleme me dëmtimet.

Pas miqësores me Gjibraltarin, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.

Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat