Kapiteni Granit Xhaka me Zvicrën shfryhen në Kosovën

Futboll

Kapiteni Granit Xhaka me Zvicrën shfryhen në Kosovën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 shtator 2025 Në ora: 19:39 Përditësuar në ora: 22:35 më 05.09.2025
Zvicra feston

Zvicra nuk ka mëshirë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka startuar keq, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 4:0 nga Zvicra.

Humbje e thellë në stadiumin ”St. Jakob – Park” në Basel, në ndeshjen e parë të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Kapiteni Granit Xhaka me Zvicrën shfryhen në Kosovën sidomos në 45 minutat e parë.

Kosova është paraqitur pa tre futbollistë kryesorë, Edon Zhegrovën, Milot Rashicën dhe Florent Hadërgjonajn. 

Pavarësisht mungesave, kjo humbje me rezultat të thellë nuk ka asnjë justifikim nga të përzgjedhurit e Franco Foda. Një natë e keqe e Kosovës në Basel ku dëshpëroi me mijëra shqiptarë në stadium.

Zvicra – Kosova 4:0

Stadiumi . “Jakob – Park”, Basel.
Shikues: 34.000.
Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).
Stënues: Akanj (22'), Embolo (25' e 45'), Widmer (39')..

Kartona të verdhë: Muheim, Widmer.
Zvicra: Kobel, Rodriguez (Muheim 46'), Akanji, Elvedi, Widmer, Rieder (Manzamb 61'), Freuler, Xhaka, Embolo (Zakaria 76'), Ndoye (Itten 85') dhe Vardas (Aebischer 61'')..
Kosova: Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani (I. Krasniqi 63'), Dellova, Paçarada (Gallapeni 46'), Avdullahu (V. Berisha 84'), Rexhbeçaj (Al. Rrahmani 46'), Muslija, Muriqi, E. Krasniqi (Zabërgja 46') dhe Jashari.

Pjesa e parë ishte fatale për Dardanët, duke pësuar 4 gola.

Kosova u mbrojt mirë deri në minutën e 20-të dhe nuk dukej një Zvicër aq e rrezikshme me kapitenin Granit Xhaka.

Në 25 minutat e fundit të pjesës së parë gjërat ndryshuan dhe në favor të Zvicrës.

Në minutën e 22-të mbrojtja e Kosovës e përgjumur pas harkimit të Vargas nga rivënia e këndit, ndërsa futbollisti Manuel Akanji kërceu më së larti duke shënuar me kokë për epërsinë 1:0.

Në minutën e 25-të, futbollisti më i rrezikshëm zviceran, Breel Embolo, nga pozita ideale nuk e fali Kosovën duke shënuar për 2:0.

Zvicra nuk tregoi aspak mëshirë ndaj Dardanëve, Silvan Widmer nga afërsia e me lehtësi ka thelluar epërsinë, 3:0 në minutën e 39-të.

Në fund të pjesës së parë (45’) bie mbrojtja e Kosovës, ndërsa Breel Embolo shënoi golin e dytë personal. Ai nga afërsia e pa vështirësi shënoi për 4:0.

Kosova ka treguar lojë të dobët gjatë 45 minutave të parë, në fillim të pjesës së dytë Vedat Muriqi (46’) me kokë kërcënoi portën e vendasve por topi devijohet në korme.

Në minutën e 63-të Ilir Krasniqi futet në lojë në vend të Amir Rrahmanit të lënduar.

Kosovën tani e pret sfida e radhës por në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Suedisë.

Kjo ndeshje luhet të hënën e 8 shtatorit sikurse edhe Zvicra që përballet me Slloveninë. Të dy ndeshjet fillojnë në orën 20.45.

Atmosferë madhështore

(E plotësuar) –Minuta e fundit.

84’ Zvicra sigurtë drejt fitores.

Zvicra – Kosova 4:0

Stadiumi . “Jakob – Park”, Basel.
Shikues: 34.000.

Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).

Stënues: Akanj (22'), Embolo (25' e 45'), Widmer (39')..

Kartona të verdhë: Muheim, Widmer.

Zvicra: Kobel, Rodriguez (Muheim 46'), Akanji, Elvedi, Widmer, Rieder (Manzamb 61'), Freuler, Xhaka, Embolo (Zakaria 76'), Ndoye (Itten 85') dhe Vardas (Aebischer 61'')..
Kosova: Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani (I. Krasniqi 63'), Dellova, Paçarada (Gallapeni 46'), Avdullahu (V. Berisha 84'), Rexhbeçaj (Al. Rrahmani 46'), Muslija, Muriqi, E. Krasniqi (Zabërgja 46') dhe Jashari.

78' Ndeshje e mirë.

70’ Kosova ka pak shpresa për ndonjë rezultat të favorshëm.

64’ Zvicra e menaxhon lojën me sukses, ndërsa Embolo synon golin e radhës, het-trik-un.

63’ Ilir Krasniqi futet në lojë në vend të Amir Rrahmanit të lënduar.

62’ Kosova po luan dobët, e parrezikshme për portën rivale.

58” Kosova po orvatet por pa sukses deri me tash ndaj Zvicrës që po luan me siguri të plotë në repartin e mbrojtjes.

53” Zvicra po e kërkon golin e radhës.

48” Kosova është në presion të madh, është në disavantazh me 4:0.

46’ Vedat Muriqii godet me kokë por topi devijohet në korne.

Mbyllet pjesa e parë, Zvicra në epërsi me rezultat 4:0. Djelmoshat tanë po përjetojnë ferrin në Basel.

Shpresojmë një paraqitje më të mirë në 45 minutat e dytë. 

Selektori i Kosovës, Franco Foda, është në siklet, ndërsa ai i Zvicrës, Murat Yakin është i buzëqeshur. 

45’ Bie mbrojtja e Kosovës, ndërsa Breel Embolo nga afërsia pa vështirësi shënoi për 4>0.

45’ Kosova po orvatet përmes Vedat Muriqit por pa sukses që të zhbllokojnë mbrojtjen e Zvicrës.

39” Zvicra nuk po tregon mëshirë ndaj Dardanëve, Silvan Widmer nga afërsia e me lehtësi ka thelluar epërsinë, 3>0.

37’ Zvicra është më komode me Granit Xhakën për faktin se rezultati është në favor të tyre.

33” Kosova po kërkon golin për të ngushtuar rezultatin dhe për të mbajtur gjallë shpresat për rezultat të favorshëm ndaj Zvicrës shumë të mirë.

28” Zvicra më energjike, më kërkuese dhe e rrezikshme herë pas here.

25’ Breel Embolo nga pozita ideale nuk e fali Kosovën duke shënuar për 2:0.

22’ Mbrojtja e Kosovës e përgjumur pas harkimit nga rivënia e këndit, ndërsa futbollisti Manuel Akanji kërceu më së larti duke shënuar me kokë për epërsinë 1:0.

20’ Kosova ka tri mungesa të mëdha, Edon Zhegrovëm Milot Rashicën dhe Florent Hadërgjonajn.

18’  Embolo gati së shënojë për fat të Kosovës topi shkoi jashtë portës.

15’ Kosova ka mbyllur të gjitha korridoret për sulmuesit e Zvicrës.

12’ Lojë e mirë, atmosferë e zjarrtë, mijëra shqiptarë në stadium me flamuj kombëtar dhe të Kosovës, me brohoritje i japin zemër djemve Dardanë.

10’ Kosova kërkon pikë në Basel ndaj Zvicrës së kapitenit Granit Xhaka.

7’ Ndoye goditi nga rreth 14-15 metra por e plogësht në drejtim të portierit Muriç.

5’ Ndeshje e mirë në një atmosferë impozante dhe mijëra shqiptarë janë në Basel në përkrahje të Kosovës.

3’ Zvicra po sulmon në drejtim të portës së Kosovës.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati për sfidën mes Zvicrës dhe Kosovës.Është ndeshja e parë e Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Lojtarët e Kosovës zbarkojnë në “St. Jakob-Park”!

Lojtarët e Kosovës zbarkojnë në “St. Jakob-Park”!

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel për ndeshjen ndaj Zvicrës.

Kjo ndeshje nis nga ora 20:45 dhe luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

Më herët, Kosova e publikoi formacionin startues, i përzgjedhur nga selektori Franco Foda.

Kosova luan sot përballë Zvicrës

Kosova luan sot përballë Zvicrës ndeshjen e saj të parë në eliminatoret e Botërorit 2026.

“Dardanët” duan që të marrin një rezultat pozitiv përballë helvetëve, edhe pse kanë disa mungesa të rëndësishme në radhët e tyre si Rashica e Zhegrova.

Megjithatë, ata kanë përforcuar radhët e tyre me një element cilësor si Leon Avdullahu, i cili braktisi pikërisht Zvicrën për t’u bashkuar me Kosovën.

Ai është rreshtuar sot si titullar në formacion nga trajneri Foda.

Kosova luan me fanellat e bardha kundër Zvicrës

Kosova luan me fanellat e bardha kundër Zvicrës

Kosova sonte luan ndeshjen ndaj Zvicrës, e vlefshme kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

FFK-ja ka zbuluar se ”Dardanët” sonte paraqiten me fanella të bardha.

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet në stadiumin ”St. Jakob-Park” në Bazel, nga ora 20:45.

Publikohen formacionet Zvicër- Kosovë! Xhaka kapiten

Kosova në futboll sot nis kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Në ndeshjen e parë, ”Dardanët” do të luajnë si mysafire e Zvicrës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”St. Jakob-Park” në Bazel, më fillim nga ora 20:45.

Selektori i Kosovës, Franco Foda dhe ai i Zvicrës, Murat Yakin, tashmë kanë publikuar 11-shet startuese.

Zvicra – Kosova

Stadiumi St. “Jakob – Park”, Basel.
Shikues: 34.000.
Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanji, Elvedi, Widmer, Rieder, Freuler, Xhaka, Embolo, Ndoye dhe Vardas.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paçarada, Avdullahu, Rexhbeçaj, Muslija, Muriqi, Krasniqi dhe Jashari.

Gjyqtar kryrsor i kësaj përballje do të jetë polaku, Szymon Marciniak.

Nga minuta e parë për Kosovën është edhe prurja e re, Leon Avdullahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat