Muriqi: Tani nevojitet qëndrimi me këmbë në tokë

Futboll

Muriqi: Tani nevojitet qëndrimi me këmbë në tokë

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 23:27
Muriqi

Autori i golit të dytë ndaj Suedisë, Vedat Muriqi është shprehur i lumtur për fitoren.

Siç tha ai, tani nevojitet qëndrimi më këmbë në tokë.

“Ishte një natë fantastike para tifozëve tanë.

Edhe pse mposhtëm një kombëtare të fortë i lusë bashkëlojtarët që të jenë me këmbë në tokë.

E kam thënë edhe më herët se Albioni dhe Fisniku janë futbollistë që po vijnë dhe jam shumë i lumtur për ta”, tha Muriqi pas ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat