Anglia shpartallon Serbinë në Beograd, i bën nder shqiptarëve

Futboll

Anglia shpartallon Serbinë në Beograd, i bën nder shqiptarëve

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2025 Në ora: 21:35
Pamje nga ndeshja

Anglia e ka shpartalluar me lojë e rezultat 5:0 Serbinë në midis të Beogradit, në ndeshjen e vlefshme të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Anglia ka treguar fuqinë e saj duke mos kursyer në asnjë moment rivalin.

Futbollisti Harry Kane shtang Beogradin në minutën e 33-të. 

Ai shënoi pa asistimit të Rices.

Në minutën e 36-të Madueke realizon për 0:2, trondit Beogradin.

Në minutën e 52-të Konsa ka realizuar për 0:3 dhe i jep goditje shkatërruese serbëve.

Milenkoviq është përjashtua me karton të kuq në minutën e 72-të. 

Pas tre minutave (75’) Guehi shënoi për 0:4 pas asistimit të Rices.

Rashford në minutën e 90-të nga penalltia thellon fitoren në 0:5.

Anglia me këtë fitore i bën nder Shqipërisë për faktin se kjo e fundit ngritët në fund të dytë me 8 pikë e lë pas Serbinë me 7 sosh. 

Anglia kryeson me 15 pikë në grupin A pas xhiros së pestë, pasojnë Shqipëria me 8, Serbia 7, Letonia 4 dhe Andorra 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat