​Shaqiri: Te Interi shkova kur ata nuk ishin gati për të fituar

Futboll

​Shaqiri: Te Interi shkova kur ata nuk ishin gati për të fituar

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 11:59
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka folur për aventurën e tij të shkurtër te Interi në vitin 2015, duke e cilësuar si një periudhë të vështirë. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, zvicerani tha se ndonëse Mancini e kishte bindur shpejt për transferimin, realiteti ishte ndryshe: “Nuk luajta sa duhej, ndërsa edhe problemet fizike bënë të vetën. Megjithatë, mendoj se mund të më jepnin më shumë hapësirë.”

Shaqiri theksoi se skuadra e atëhershme ishte larg nivelit të sotëm: “Përfundova në një nga Interët më të dobët të 15 viteve të fundit. Na mungonin kampionët dhe ekuilibri, nuk ishim gati për të fituar.”

Ai kujtoi gjithashtu një episod të pazakontë me lëndimet, kur u dërgua te një shaman që supozohej të bënte “mrekulli”, por që për të rezultoi “një përvojë katastrofike”.

Në fund, Shaqiri shprehu besim te Interi aktual i Chivu: “Kanë mbajtur kampionët dhe janë forcuar. Mund ta fitojnë Scudetton, ndërsa San Siro mbetet një stadium fantastik.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat