Dukagjini i Ismet Munishit merr kreun e tabelës, Ferizaj pëson humbjen e radhës

Futboll

Dukagjini i Ismet Munishit merr kreun e tabelës, Ferizaj pëson humbjen e radhës

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2025 Në ora: 16:48
Dukagjini

Futbollistët Iljasa Zulfiji e Egzon Sinani janë autorë të golave të fitores së Dukagjinit me rezultat 2:0 ndaj Ferizajt.

Dukagjinit përkohësisht merr kreun e tabelës, ndërsa Ferizaj ka pësuar humbjen e radhës.

Zulfiji nga afërsia shënoi në minutën e 13-të, që rezultoj fatal për ferizajasit. 

Në fillim të pjesë së dytë shtylla shpëtoi Ferizajn. 

Në minutën e 86-të Egzon Sinani realizoi për 2:0.

Mexhit Neziri është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 65-të duke lënë Ferizajn pa një lojtar. 

Dukagjini ka pas edhe disa raste të mira shënimi. Pas javës së katërt Dukagjini i trajnerit Ismet Munishit kryeson me 9 pikë e Ferizaj bie në vend të pestë me 6 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat