Daja: Deri në minutën ishim dominues, më pas ndikoi largimi i Aliji

Futboll

Daja: Deri në minutën ishim dominues, më pas ndikoi largimi i Aliji

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 22:31
Glen Daja

Në rolin e zëdhënës trajnerit të Dinamos Glen Daja, për shkak të vuajtjes së dënimit nga trajneri Ilir Daja, ka folur para mediave pas humbjes karshi Elbasanit në transfertë, aty ku kartoni i kuq nga Aliji i penalizojë:

“Do ta ndaj ndeshjen në dy tablo, para kartonit të kuq dhe pas këtij episodi. Deri në minutën e 30 e kishim ndeshjen në kortroll dhe po e dominonim. Nuk e mora vesh pse u ndëshkuam me karton të kuq. Nuk dua të krijoi alibi.

Patëm vështirësi, pasi ishim me 10 lojtarë. Nëse do shmangnim si e pësuam golin për problem të përqendrimit, rezultati do ishte ndryshe. Dua të përshëndes lojën e Lorenco Vilës.

Kjo ndeshje do kishte agrisivitet shumë të lartë dhe tranzicione shumë të forta. Ne kishim mungesën e Guindo apo Qefaliaj, pa harruar edhe ndëshkimin e Aliji.

Nuk i kishim kushtet oiptimale ta sulmonim Elbasanin. Lorenco Vila është një ‘9’, sepse i duhet ekipet. Duke parë mungësn e Beqës dhe Qefaliaj, ishim të detyruar të luante në pozicion të tillë. Nuk kemi një ‘9’ të mirëfilltë aktivë”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat