Vllaznia dhe Partizani luajnë të mërkurën ndeshjet vendimtare

Futboll

Vllaznia dhe Partizani luajnë të mërkurën ndeshjet vendimtare

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 19:04
Pamje nga ndeshja

Vllaznia dhe Partizani i vajzave do të luajnë të mërkurën ndeshjet e dyta të raundit të parë kualifikues, ku do të vendoset gjithçka për kualifikimin në raundin tjetër.

Vllaznia është vetëm një hap larg kalimit në raundin e dytë, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Kolos Kovalivka.

Edhe takimi i kthimit do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00, ku vajzat shkodrane janë shumë pranë suksesit.

Për Partizanin sfida është shumë më e vështirë pas humbjes 5-0 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”.

Ndeshja e dytë Spartak Subotica – Partizani do të zhvillohet në orën 18:00.

FSHF u uron shumë suksese të dyja skuadrave shqiptare në këto ndeshje vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat