Courtois “bekon” Champions-in e ri: Kemi mësuar nga humbja ndaj Milanit

Futboll

Courtois “bekon” Champions-in e ri: Kemi mësuar nga humbja ndaj Milanit

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 12:05
Courtois

Real Madridi fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Olimpique Marseille në “Bernabéu”, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League. Portieri Thibaut Courtois, protagonist, komentoi për “Movistar”:

“Pati momente që më kujtuan sezonin e kaluar. Trajneri ka vizion të plotë për lojtarët kreativë si Mbappé dhe Arda Güler, ata dinë të kthehen pas topit, gjë që redukton shumë rastet e kundërshtarit.

Gjithashtu, tekniku i ri kërkon që të luajmë më lart se sezonin e kaluar, një ndryshim i rëndësishëm për mua”.

Courtois theksoi edhe rëndësinë e faktorit fushë: “Është e vërtetë që fitorja në shtëpi përbën çelësin për të shkuar larg në Champions.

E mësuam këtë nga humbja ndaj Milanit sezonin e kaluar. Krijuam shumë raste, por dy golat erdhën nga penalltitë.

Performanca jonë meritonte më shumë sonte, duhej të fitonim me diferencë më të madhe”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat