Koke dhe presidenti i Atletico Madrid bëjnë homazhe për Diogo Jotan

Futboll

Koke dhe presidenti i Atletico Madrid bëjnë homazhe për Diogo Jotan

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 15:36
Pamje

Kapiteni Koke dhe presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo para ndeshjes me Liverpoolin bëjnë homazhe pranë stadiumit “Anfield” për të ndjerin, Diogo Jota.

Sonte në stadiumin “Anfield”, Liverpooli e pret ekipin nga La Liga, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League, faza e ligës.

Koke dhe Cerezo bënë homazhe për të ndjerin Diogo Jota, i cili ndërroi jetë muaj më parë për shkak të një aksidenti fatal.

Ndeshja mes “The Reds” dhe ekipit nga Madridi zhvillohet sonte nga or 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat