Nazmi Gripshi po përjeton një formë të jashtëzakonshme

Futboll

Nazmi Gripshi po përjeton një formë të jashtëzakonshme

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 19:36
Pamje nga ndeshja

Nazmi Gripshi po përjeton një formë të jashtëzakonshme te ekipi i Astanas, teksa numëron 13 gola dhe 5 asiste në 22 ndeshje të Premier League.

Në takimin e fundit mes Astana – Yelimay Semey, e mbyllur 3 – 3, Gripshi shënoi dopietë, e mjaftueshme për t’u përzgjedhur në formacionin e javës (JAVA e 23-të).

Fakti që ai është mesfushor dhe ka kontribut të madh në gola bën të kuptosh rëndësin.

Për Kombëtaren, 28-vjeçari mund të rezultojë “xholi” në grup, ndonëse trajneri Sylvinho ende nuk ka marrë hapa konkret për ti bërë ftesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat