Kosova befason me ngritje, Shqipëria fiton pozicione në renditjen e FIFA-s

Futboll

Kosova befason me ngritje, Shqipëria fiton pozicione në renditjen e FIFA-s

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 11:45
Shqiperi - Kosove

Kombëtarja e Kosovës e ka bërë një përparim historik në ranglistën e FIFA-s

Dardanët e kanë regjistruar pozitën më të mirë ndonjëherë që prej pranimit në UEFA e në FIFA.

Ekipi i Franco Fodës e sheh veten në pozitën e 91-të, duke përparuar për katër pozita.

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve pas ndeshjeve të shtatorit. Kështu Shqipëria këtë muaj ka fituar disa pozicione në renditjen e FIFA-s.

Fitoret ndaj Gjibraltarit në miqësore dhe Letonisë në kualifikuese gjatë këtij muaji kanë bërë që kuqezinjtë të ngjisin 2 shkallë në renditjen e përgjithshme.

Kështu nga vendi i 68-të që ndodheshin në muajin e kaluar, tashmë mbajnë vendin  e 66-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat