Rashford hero i Barcelonës, Napoli gjunjëzohet në Manchester 

Futboll

Rashford hero i Barcelonës, Napoli gjunjëzohet në Manchester 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 shtator 2025 Në ora: 20:51 Përditësuar në ora: 22:56 më 18.09.2025
Pamje nga ndeshja Newcastle - Barcelona

Sportingu bindës

Barcelona kthehet me pikë të plota nga Newcaastle, duke triumfuar me rezultat 2:1 në xhiron e parë të Champions League në futboll.

Futbollist anglez, Marcus Rashford, është kryefjala e ndeshjes duke shënuar dy gola për fitoren e Barcelonës. 

Rashford shënoi në minutën e 58-të e 67-të.

Në minutën e 90-të Gordon ka realizuar dhe ngushtuar humbjen e skuadrës angleze. 

Manchester City ka shënuar fitore të madhe (2:0) ndaj Napolit.

Rezultatet

Eintracht – Galatasaray 5:1 (3:1)
Mancheester City – Napoli 2:0 (0:0)
Newcastle – Barcelona 1:2: (0:0)
Sporting – Kairat Almaty 4::1 (1:0)
Club Brugge - Monaco 4:1 (3:0)
Copenhagen - Bayer 2:2 (1:0)

Skuadra italiane mbetet pa një lojtar në fushë për 69 minuta.

Futbollisti Di Lorenzo i Napolit përjashtohet direkt me karton të kuq ën minutën e 21-të.

Manchester City pas shumë orvatjeve shënoi në pjesën e dytë,

Erling Haland në minutën e 56-të ndezi atmosferën, shënoi për Manchester Cityn.

Në minutën e 65-të Doku realizon për Cityn, 2:0.

Eintracht Frankfurti nuk lejoi befasi si vendas duke e mposhtur me rezultat 5:1 Galatasarayn.

Akgun në minutën e 8-të kali në epërsi gjigantin turk. Ky gol nuk mjaftoi, ngase vendasit shënuan tri herë në pjesën e parë përmes futbollistëve Ritsu (37’), Uzun (45+2’) e Chaibi (45+5’).

Në pjesën e dytë shënuan edhe Burkardt (66’) e Knauff I75').

Sportingu në Lisbonë ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj skuadrës kazake Kairat A;lmaty.

Golat për vendasit i realizuan Trincao (44’ e 65’), Alisson Santos (67'), Quenda (68’) dhe për Kairat Edmilson Santos (86’).

Në minutën e 21-të danezi Morten Hjulmand i Sporting ka shpërdoruar rastin më të mirë, duke dështuar nga penalltia.

Eintracht Frankfurti nuk lejoi befasi si vendas

(E plotësuar) –  Minuta e fundit.

83’ Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

Rezultatet 

Eintracht – Galatasaray 5:1 (3:1)
Mancheester City – Napoli 2:0 (0:0)
Newcastle – Barcelona 1:2: (0:0)
Sporting – Kairat Almaty 4::1 (1:0)
Club Brugge - Monaco 4:1 (3:0)
Copenhagen - Bayer 2:2 (1:0)

75' Knauff shënon për rezultatin 5:1 të skuadrës gjermane,

68' Quenda realizon për Sportingun.

67' Alisson Santos thellon epërsinë 3:0 të Sportingut.

67' Rashford shënon golin e dytë të tij, 2:0 për Barcelonën.

66' Burkardt realizon për Eintrachtin. 

65' Doku shënon për Cityn, 2:0.

65’ Trincao sërish shënon për Sportingun., 2:0. 

63’ Lojë e mirë mes Newcastles dhe Barcelonës.

58’ Marcus Rashford hesht Newcastlen, kalon në epërsi Barcelonën.v

56’ Erling Haland ndez atmosferën, shënon për Manchesteer Cityn.

53’ Ndeshje të forta, pak gola deri me tash.

47' Pritet gola më shumë në pjesën e dytë.

Përfundojnë pjesët e para.

45+5 Chaibi shtonë epërsinë e Eintrachtit. 

45+2 Uzun shënon për epërsinë e Eintrachtit.

44’ Trincao realizon për Sportingun.

45’ Danezi Morten Hjulmand i Sporting ka shpërdoruar rastin më të mirë në minutën e 21-të, duke dështuar nga penalltia.

42’ Ndeshjet po shkojnë drejt fundit të pjesës së parë.

38’ Kairat po mbahet mirë në Lisbonë.

37’ Ritsu Doan shënon për Eintrachtin duke barazuar rezultatin.

34’ Vetëm një gol deri me tash dhe në Frankfurt..

30’ Napoli ka presionin, nga minuta e 21 mbetet pa një lojtar.

28’ Nuk ka ende gola në Mancheter.

24’ Portieri Garcia shpëton Barcelonë, mbron rastin e qind për qindtë të lojtarit Barnes. 

21’ Di Lorenzo i Napolit përjashtohet direkt me karton të kuq.

15’ Newcastle po tregon lojë më të mirë se Barcelona.

12’ Newcasle po shfaqet i rrezikshëm.

8’ Akgun shënon për skuadrën e madhe turke Galatasaray.

7’ Barcelona kërkon fitore.

4’ Ndeshje të mira.

1’ Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati.

Monaco pëson humbje të rëndë nga skuadra belge

Clob Bruuge ka startuar me fitore të thellë në Champions League në futboll.

Skuadra belge ka triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Monacos, në ndeshjen e xhiros së parë.

45 minutat e parë ishin fatale për skuadrën franceze.

Golat i realizuan Tresoldi (32'), Onyedika (39'), Vanaken (43'), Diakhon (75’) dhe për udhëtuesit Fati (90+2’).

Club Brugge starton me tre pikë të mëdha në hapje të edicionit të ri të garës më të madhe evropiane.

Bayer befasohet në Copenhagen

Portieri kroat Dominik Kotarski është më i merituari  për pikën e skuadrës së Copenhagenit, e cila ka barazuar me rezultat 2:2 ndaj Bayer Leverkusenit, në ndeshjen e xhiros së parë të Champions League në futboll. 

Dominik Kotarski ka mbrojtur shumë raste të skuadrës gjermane.

Duhet veçuar eurogolin e Grimaldos së Bayerit në minutën e 82-të, i cili nga gjuajtja e lirë rreth 23 metra shënoi në këndin e epërm të majtë të skuadrës daneze.

Për skuadrën daneze shënoi Larsson (9’), Robert (86’) dhe për Bayerin Grimaldo (82’) Hatzidiakos (90+1 – autogol)..

Newcastle kthehet në Champions League me sfidë ndaj Barcelonës

Newcastle është rikthyer në UEFA Champions League pas një sezoni mungese dhe nuk mund të kishte kërkuar një ndeshje hapëse më të vështirë sesa vizita e Barcelonës.

Newcastle ndoshta ndihet pak më i sigurt pas fitores së parë në Premier League këtë sezon, 1-0 ndaj Wolves gjatë fundjavës.

Kjo shërbeu si ngrohje perfekte për një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e fundit të klubit, ndërsa skuadra e Eddie Howe rikthehet në një kompeticion ku ka pasur vështirësi kohët e fundit, duke fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit në UCL.

Fitorja e vetme ishte në St. James’ Park kundër PSG-së, 4-1, dhe me gjashtë fitore nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha kompeticionet, Newcastle shpesh shfaq performanca të forta në shtëpi.

Kampionët aktualë të Spanjës, Barcelona, kanë nisur mirë mbrojtjen e titullit të tyre këtë sezon, duke qëndruar të papërmbysur pas katër ndeshjeve në La Liga, përfshirë një fitore spektakolare 6-0 ndaj Valencias gjatë fundjavës.

Balancimi i detyrave në kampionat dhe në Europë është sfida e radhës, por gjigantët spanjollë  duhet të jenë të përgatitur, pasi ky është sezoni i tyre i 30-të radhazi në nivelet më të larta europiane.

Në 29 paraqitjet e mëparshme në këtë kompeticion, Barcelona ka humbur vetëm tre herë në ndeshjen hapëse, duke shpjeguar qartë pse ata janë favorit në ndeshjen e sotme.

Historia e përballjeve

Katër përballjet e mëparshme konkurruese kanë qenë në favor të Barcelonës, të cilët kanë fituar tre ndeshjet e fundit radhazi. Gjigantët katalanas kanë fituar gjithashtu 12 nga 16 ndeshjet e fundit të UCL kundër ekipeve angleze.

Statistika dhe tendenca

Vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit konkurruese të Newcastle panë të dy ekipet të shënojnë.

Newcastle ka pësuar më shumë se një gol vetëm në një nga dhjetë ndeshjet e fundit europiane në shtëpi.

Tetë ndeshjet e fundit të Barcelonës në fazën e grupeve të UCL sezonin e kaluar patën mesatarisht mbi pesë gola për ndeshje.

Barcelona ka shënuar pas pjesës së parë në gjashtë ndeshjet e fundit UCL jashtë fushe.

Lojtarët kyç dhe mungesat

Nick Woltemade shënoi në debutimin e tij për Newcastle fundjavën e kaluar, vetëm goli i tij i dytë në tetë ndeshjet e fundit në nivel klubesh. Marcus Rashford i Barcelonës ka qenë i përfshirë direkt në tetë gola në 11 startime kundër Newcastle (G5, A3), përfshirë katër gola në gjashtë ndeshjet në St. James’ Park (G2, A2).

Newcastle do të jetë pa përforcimin e verës, Yoane Wissa, ndërsa Anthony Gordon është në dispozicion pasi pezullimi i tij vlen vetëm për ndeshjet në kampionat. Te Barcelona, yjet Lamine Yamal, Frenkie de Jong dhe Gavi munguan në ndeshjen e fundjavës..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat