Dani Alves duhet t’i paguajë miliona ish-klubit të tij

Futboll

Dani Alves duhet t’i paguajë miliona ish-klubit të tij

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 14:22
Dani Alves

Vetëm pak muaj pas shpalljes i pafajshëm në apel nga akuzat për për*dhunim, Dani Alves përballet me një tjetër lajm të keq. Ish-mbrojtësi brazilian, që shpresonte të merrte kompensim për muajt e kaluar në burg dhe ndërprerjen e kontratave të punës, është dënuar nga CAS që t’i paguajë dëmshpërblim klubit meksikan Pumas, i cili i kishte ndërprerë kontratën në fillim të vitit 2023.

Pumas e mbylli kontratën pas arrestimit të lojtarit për pë*dhunimin e dyshuar të një 23-vjeçareje, duke aktivizuar klauzolën që parashikonte ndëshkim në rast të “skandalit publik” apo veprave penale.

Fillimisht FIFA i kishte dhënë të drejtë Alves-it, por CAS e përmbysi vendimin, duke njohur vlefshmërinë e ndërprerjes së kontratës “për shkak të justifikuar”.

Më saktësisht, e imponon brazilianin t’i paguajë shumë më të lartë se 4.5 milionë dollarët e kërkuar nga klubi meksikan. Në aspektin penal, Alves ishte dënuar në vitin 2024 me 4 vite e gjysmë burg, por mbas 14 muajve pas hekurave, dënimi iu anulua në apel për shkak të gabimeve dhe kontradiktave gjatë procesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat