Fol Dragan Xhajiq, po të vijnë shqiptarët në konak 

Futboll

Fol Dragan Xhajiq, po të vijnë shqiptarët në konak 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 shtator 2025 Në ora: 13:07
Dragan Xhajiq

Po vjen data 11 tetor!

Po vjen ndeshja si finale mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Një finale për vend të dytë në kuadër të Grupit K të Kampionatit Botëror në futboll. 

Dragan  Xhajiqi, kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë, dot nuk e thotë një fjalë për shqiptarët para kësaj ndeshje që do të luhet me 11 tetor (20.45) në stadiumin në Leskovc!

Heshtja e tij është e çuditshme!

Askush nuk e di ku e ka hallin Xhajiqi!

Dot nuk e tha një fjalë as për mikpritjen dhe organizimin shembullor në Tiranë të ndeshjes Serbi – Shqipëri!

Përderisa Dragan Stojkoviqi – selektor i Serbisë, lavdëroi shqiptarët, Dragan Xhajiqi nuk e tha dot një fjalë deri me tash!

Fol Dragan Xhajiq, po të vijnë shqiptarët në konak! 

Asnjë fjalë deri me tash! Këndej së bashku me Federatën e Futbollit Shqiptar do të organizoni Kampionatin Evropian U21 në vitin 2027!

Fol Dragan Xhajiq, thuaje një fjalë të mirë për shqiptarët!

Mos hesht! 

Dil Dragan e distancohu nga provokimet e serbëve ndaj Kosovës!

Asnjë fjalë deri me tash! Asnjëherë nuk u distancove nga gjuha dhe provokimet e bandave serbe dhe politika e Kuzhinës së Beogradit kundër Kosovës! 

Ku e ke hallin Dragan Xhajiq, që nuk flet ende për këtë ndeshje! 

Përse nuk distancohesh nga politika e kuzhinës së Beogradit? 

Përse nuk kërkon hapur që në stadiumin në Leskovc as një shkronjë provokuese ndaj shtetit të Kosovë! 

Fol Dragan, nëse guxon nga politika ditore e kuzhinës së Beogradit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat