Media kroate e quan raketë shqiptarin e Kosovës: Heroi i papritur

Futboll

Media kroate e quan raketë shqiptarin e Kosovës: Heroi i papritur

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2025 Në ora: 12:48
Arbër Hoxha

Dinamo e Zagrebit e mposhti Hajdukun e Splitit me rezultat 2:0 në stadiumin “Polud” të Splitit, në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit kroat.

Për fitoren e dinamovitëve shënuan Arbër Hoxha në minutën e 44-të dhe Monsef Bakrar në minutën e 81-të.

“Raketa e Dinamos thyen Hajdukun. Ai bëhet heroi i papritur i derbit!

Hoxha, sulmues krahu, 26-vjeçar, u shndërrua në hero të papritur të Dinamo sepse ishte ndeshja e tij e parë këtë sezon në të cilën ai startoi nga minuta e parë dhe shënoi golin e parë.

Ai e mori topin në qendër, depërtoi në mesfushë nëpërmjet mbrojtjes së Hajdukut dhe nga rreth 20 metra goditi në të djathtën e poshtme të portierit Ivica Ivushiç", shkruan mes të tjera media kroate “Index”.

Arber Hoxha këtë sezon:

Osijek - Dinamo (0:2) - 34 minuta
Dinamo - Vukovar (3:0) - 21 minuta, asistoi
Rijeka - Dinamo (0:2) - 28 minuta
Dinamo - Istra (3:0) - 25 minuta
Varazhdini - Dinamo (2:2) - 25 minuta
Dinamo Predavac - Dinamo (Kupë, 0:6) - nuk luajti
Dinamo - Gorica (1:2) - nuk luajti
Hajduku - Dinamo (0:2) - 90 minuta

Vidoviç, Hoxha apo Varela?

“Dinamo e ka rindërtuar ekipin këtë verë nën udhëheqjen e presidentit Zvonimir Boban.

Në pozicionin si krah i majtë, Kovaçeviq ka 21-vjeçarin Gabriel Vidoviç dhe 16-vjeçarin Cardos Varela, lojtarë që mbetën në stol kundër Hajdukut.

Në fund të gushtit, ishte pyetja se kush duhet të ishte krahu i majtë titullar i Dinamos, dhe Hoxha mori shumë më pak vota - tetë për qind.

Tani filloi me një gol të shkëlqyeshëm ndaj Hajdukut, ndërsa Vidoviç dhe Varela e ndoqën atë nga stoli, dhe performanca e Hoxhës kundër Hajdukut u vlerësua me 4 në notën e “Index”, duke e bërë atë lojtarin e dytë më të mirë të ndeshjes pas Bakrar (4.3) së bashku me Scott McKenna”, shkruan media kroate.

Minutat e krahëve të majtë të Dinamos këtë sezon:

Gabriel Vidoviç - 363 minuta
Arber Hoxha - 223 minuta
Cardoso Varela - 158 minuta

Raketa e Jakiroviçit

“Hoxha ka lindur në Heidelberg të Gjermanisë.

Ai luajti për Prishtinën, Besën e Pejës dhe Ballkanin, para se t'i bashkohej Lokomotivës në vitin 2021.

Ai kaloi dy sezone në klubin e Zagrebit dhe më pas luajti edhe një vit e gjysmë te Slaven Belupo.

Dinamo i pagoi atij një milion euro në janar të vitit 2024, së bashku me 15 për qind të transferimit të ardhshëm.

Ai erdhi në kohën e trajnerit Sergej Jakiroviç, i cili vazhdimisht ushtroi presion publikisht mbi bordin për t'i sjellë përforcime, dhe theksoi veçanërisht se "donte raketa", lojtarë të shpejtë dhe të sulmojnë portën vertikalisht, gjë që u pa në golin kundër Hajdukut.

Në 69 ndeshje për Dinamon, ai shënoi gjashtë gola dhe asistoi për shtatë.

Kontrata e tij është deri në verën e vitit 2027, dhe Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 1.5 milion euro.

Ai ka 17 paraqitje për ekipin kombëtar të Shqipërisë”, shkruan mes të tjera media kroate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat