Reali nuk i përmirëson kushtet e kontratës së re Vinicius Jr.

Futboll

Reali nuk i përmirëson kushtet e kontratës së re Vinicius Jr.

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 11:17
Vinicius

Sipas shtypit spanjoll Real Madrid nuk ka ndër mend që të përmirësojë kushtet e kontratës së re që i ka ofruar Vinicius Junior.

Me këtë vendim drejtiuesit e klubit spanjoll janë të vetëdijshëm se mund të humbin shërbimet e sulmuesit, të cilit i skadon kontrata më 30 qershor të 2027-ës.

Vinicius ka kërkuar shifra të tjera, por Reali nuk pranon që të rishikojë ofertën e prezantuar pak muaj më parë. Klubi spanjoll ka vendosur që të mos përmirësojë kushtet e kontratës, por nga ana tjetër nuk e ka tërhequr atë nga tavolina e tratativave.

Pra Vinicius nëse dëshiron që të qëndrojë më gjatë në Madrid ka ende shansin për të bërë diçka të tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat