Sulmuesi shqiptar ka sot rastin e artë, duhet të ndizet para Serbisë

Futboll

Sulmuesi shqiptar ka sot rastin e artë, duhet të ndizet para Serbisë

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 18:59
Armando Broja

Goli është kthyer në një problem të madh psikologjik për Armando Brojën.

Sulmuesi shqiptar ka qëndruar në stol për gjithë ndeshjen e fundit të Burnley kundër Notingham Forest.

Por minutat e munguara në Premier League duket se do t’i jepen në mbrëmjen e sotme, në EFL Cup. Burnley do të përballet kundër Cardif, në një ndeshje ku Broja duhet të përmirësojë aftësinë e tij të shënimit të golit dhe t’i rikthehet portës kundërshtare.

Ky është një rast i mirë pasi Cardiff është pjesë e League One, niveli i tretë i futbollit në Angli, ndërsa me një gol tani, Broja do të ndizet akoma më shumë para ndeshjes me Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat