Një shqiptar titullar në ndeshjen dramatike në Madrid! Atletico mezi fiton

Futboll

Një shqiptar titullar në ndeshjen dramatike në Madrid! Atletico mezi fiton

Nga: K.Goca Më: 24 shtator 2025 Në ora: 23:29
Pamje nga ndeshja

Atletico Madridi mezi ka shënuar fitore para shikuesve të vet në derbin e skuadrave të Madridit.

Skuadra e Atleticos ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Rayo Vallecanos, në ndeshjen e javës së 6-të të Kampionatit të Spanjës.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, u paraqit nga minuta e parë për Vallecanon, duke treguar shpirt luftarak ndaj Atleticos, por minutat e fundit ishin të kobshme për ta.

Balliu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 54-të.

Futbollisti Julian Alvarez shënoi het-trik dhe është trim i fitores së Atleticos.

Për Atleticon shënoi Alvarez (15', 80' e 88’) dhe për Vallecanon Chavarria (45+1') e Garcia (78').

Atletico ngritet në vend të 8-të me 9 pikë e Vallecano është në të 14-tin me 5 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat