Skandali i Beogradit dhe provokimi ndaj Kosovës, UEFA të veprojë

Futboll

Skandali i Beogradit dhe provokimi ndaj Kosovës, UEFA të veprojë

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 23:49
Pamje turpi në Beograd

UEFA të veprojë më dënime të rënda ndaj klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit.

Pankarta që u shfaq sonte në Beograd dhe provokimi ndaj shtetit të Kosovës, është kulmi i turpit dhe UEFA të veprojë me dënime të rënda ndaj shovinizmit serbë. 

Në përballjen e Europa League mes Zvezdës dhe Celtic-ut nga Skocia, sonte sërish provokim në stadiumin e Zvezdës në Beograd.

Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, tifozët huliganë të ekipit serb, “Delije”, kanë shfaqur një koreografi skandaloze.

Ajo iu kushtua terroristit të vrarë në aksionin e Banjskës më 24 shtator të vitit 2023, Stefan Nedelkoviqit.

Sipas mediave serbe, Nedelkoviq ka qenë pjesë e këtij grupi huliganësh.

Veç kësaj koreografie skandaloze, në stadium është dëgjuar edhe një këngë nacionaliste serbe “Oj, Kosovë, Kosovë…”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat