Vllaznia – Vora është një tjetër duel i javës

Futboll

Vllaznia – Vora është një tjetër duel i javës

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Vllaznia – Vora është një tjetër duel i javës së 5-të të kampionatit. Takim që do të luhet ditën e dielë në orën 19:00 në “Loro Boriçi”.

Për herë të parë në histori do të sfidohen mes tyre Vllaznia dhe Vora, një përballje që premteon të jetë e luftuar dhe mjaft emocionuese.

Për ëktë drejtuesit shkodranë kanë nxjerrë në shitje edhe biletat.

Gjithashtu kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre. Kështu për të parë ndeshjen nga tribuna C, një biletë kushton vetëm 200 lekë, ndërsa në tribunën E një biletë e ka vlerën e 500 lekë.

Ndërkohë në tribunën D, një biletë kshton 400 lekë dhe në tribunat A –B, një biletë kap vlerën e 1000 lekë.

Nga ana tjetër, tek tribuna VIP një biletë kushton 1500 lekë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat