Drejtuesit e klubit “merengues” e konsiderojnë repartin defensiv ende të brishtë

Futboll

Drejtuesit e klubit “merengues” e konsiderojnë repartin defensiv ende të brishtë

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 15:22
Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konate

Nuk është më sekret që Real Madrid po kërkon përforcime në qendër të mbrojtjes.

Pavarësisht afrimit të Dean Hujisen gjatë verës, drejtuesit e klubit “merengues” e konsiderojnë repartin defensiv ende të brishtë për shkak të moshës së lartë dhe dëmtimeve të shpeshta.

Fillimisht, objektivi kryesor i Realit ishte William Saliba.

Por pas rinovimit të francezit me Arsenal, pista është ftohur dhe nuk shihet më si e realizueshme.

Në “Valdebebas” kanë dalë tashmë dy emra të rinj në skenë:

Dayot Upamecano (Bayern Munich)

Ibrahima Konate (Liverpool)

Të dy mbrojtësit francezë kanë kontratë që skadon në 2026, që do të thotë se nga janari mund të nënshkruajnë lirisht me çdo klub.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat