“Përplasje” shqiptarësh në Serie A, Gjimshiti “sfidon” Zhegrovën

Futboll

“Përplasje” shqiptarësh në Serie A, Gjimshiti “sfidon” Zhegrovën

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 12:31
Edon Zhegrova dhe Berat Gjimshiti

Raportimet e fundit nga mediat italiane (Gazzetta Dello Sport) theksojnë se sulmuesi shqiptar i Kosovës Edon Zhegrova do “debutojë” si titullar te Juventusi kundër Atalantës.

Nëse kjo “tablo” rezultonë e saktë, do të kemi një duel shqiptarësh në fushë. Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti nuk rrezikohet nga pozicioni i startuesit.

Ndeshja do të mbahet ditën e sotme në impiantin “Allianz Stadium”, duke nisur nga ora 18:00.

Pas 4 javësh të zhvilluara në Serie A, “Zonja e Vjetër’ grumbullon 10 pikë (vendi i 2-të), ndërsa bergamasakët 8 pikë (vendi i 5-të).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat