Prishtina i shkakton humbje të rëndë Ferizajt

Futboll

Prishtina i shkakton humbje të rëndë Ferizajt

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2025 Në ora: 17:34
Prishtina

Prishtina kthehet me pikë të plota nga stadiumi në Ferizaj.

Lideri i kampionatit i shkaktoi humbje të thellë me rezultat 5:0 Ferizajt, në takimin e javës së 7-të të elitës së futbollit të Kosovës,

Ferizaj ka luajtur shumë dobët.

Një ndeshje që u ndërpre për 30 minuta, pasi që jashtë stadiumit janë konfrontuar “Plisat” e Prishtinës dhe “Ujqit” e Ferizajt. 

Katër persona të shoqëruar e dy policë të lënduar në incident.

Golat i shënuan Muja (29'), Ilievski (41'), Zeqiri (45+10’), Baftiu (77') e Ahmeti (82') .

Prishtina kryeson me 16 pikë, pasojnë Ballkani me 15, Dukagjini 13 e Ferizaj bie në fund me 6 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat