Zikaltrit janë të interesuar për lojtarin francez

Futboll

Zikaltrit janë të interesuar për lojtarin francez

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 15:24
Ibrahima Konate

Inter-i i është bashkuar garës për mbrojtësin e Liverpool-it, Ibrahima Konate.

Me kontratën që i sakdon në qershor, Konate deri më tani nuk ka pranuar të hapë bisedimet për një rinovim me Liverpool-in.

Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich kanë shprehur interes për të marrë Konate me kosto zero verën e ardhshme.

Sipas L’Interista, zikaltrit është gjithashtu i interesuar për lojtarin francez.

Një transferim me kosto zero po diskutohet brenda ekipit zikaltër, megjithëse një përpjekje me çmim të ulët në janar gjithashtu nuk është përjashtuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat