Xherdan Shaqiri me Albian Ajetin tronditen skuadrën e njohur gjermane

Futboll

Xherdan Shaqiri me Albian Ajetin tronditen skuadrën e njohur gjermane

Nga: K.Goca Më: 2 tetor 2025 Në ora: 22:55
Xherdan Shaqiri - majtas e Albian Ajeti në mes

Baseli me pikë të plota në përballje me Stuttgartin.

Kampionin i Zvicrës si vendas ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Stuttgartit, në ndeshjen e xhiros së dytë të Europa League.

Futbollisti Albian Ajeti ka shënuar dhe kapiteni Xherdan Shaqiri ka asistuar në golin e dytë.

Ajeti realizoi në minutën e 3-të dhe Broschinski në atë të 84-tën pas asistimit të Shaqirit.

Demiroviq i Stuttgartit humbi penalltinë në minutën e 36-të.

Ajeti është zëvendësuar në minutën e 71-të. Baseli zë vendin e 14-të me 3 pikë e Stuttgarti të 23-tin me 3 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat