Bayerni kërkon pasardhësin e Neuer, në shënjestër portieri i Milanit

Futboll

Bayerni kërkon pasardhësin e Neuer, në shënjestër portieri i Milanit

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 13:02
Maignan

Bayerni i Mynihut është në kërkim të pasardhësit të Manuel Neuer.

Portieri legjendar gjerman po i afrohet daljes në pension dhe klubi po kërkon aktivisht një zëvendësues.

Sipas mediave gjermane një nga emrat e parë në listën e gjigandëve gjermanë është Mike Maignan, që aktualisht është pjesë e Milanit.

Kontrata e portierit francez me kuqezinjtë skadon në vitin 2026 dhe bisedimet për një rinovim me klubin italian janë ftohur disi. Bayerni mund të nisë një tentativë në janar dhe të bindë “Magic Mike” të nënshkruajë falas në fund të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat