Dragan Xhajiqi shfaqet në opinion, këtë e kërkon ndaj shqiptarëve

Futboll

Dragan Xhajiqi shfaqet në opinion, këtë e kërkon ndaj shqiptarëve

Nga: K.Goca Më: 7 tetor 2025 Në ora: 20:44
Pamje nga në Tiranë

Shqipëria të shtunën kërkon pikë në Leskovc në përballje me Serbinë, në ndeshjen e Grupit K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Shqiptarët janë më të mobilizuar se kurrë, nga Leskovci të kthehen të pamposhtur.

Është interesant me Dragan Xhajiqin, që njihet si dinak, rrallë del në opinion me deklarata, kësaj radhe paska folur për përballjen me shqiptarët.

“Dua vetëm fitore ndaj Shqipërisë, besoj te trajneri dhe djemtë”, kështu ka thënë Xhajiq për mediumin serb “Kurir”.

Është e çuditshme shfaqja e Xhajiqit në opinionin, sepse si zakonisht ikë nga opinioni, sidomos nuk ka pas deklarata për përballjen në Tiranë.

Kësaj here qenka trimëruar duke thënë se do vetëm fitore.

Ndeshja luhet në  11 tetor në orën 20.45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat