Xherdan Shaqiri nuk pendohet, por tregon si e quajnë shokët

Futboll

Xherdan Shaqiri nuk pendohet, por tregon si e quajnë shokët

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 22:56
Xherdan Shaqiri

Futbollisti Xherdan Shaqiri nuk e kthen kokën pas!

Ai është i vendosur dhe nuk pendohet që u tërhoq nga kombëtarja e Zvicrës.

Cila nofkë është e preferuara e tij? 

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri mendon për një moment.

Pastaj thotë për mediumi zvicerasne "Blick": “Të gjithë janë qesharakë. Më pëlqen Shaqiri më shumë. Por miqtë e mi më të ngushtë më quajnë Xherdi”.

Shaqiri nuk pendohet që u tërhoq nga ekipi kombëtar në korrik të vitit 2024.

“Nuk më mungon për momentin.

Kalova shumë mirë dhe mendoj se u ndala në momentin e duhur”, tha Shaqir.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat