Mali i Zi pëson fiasko nga Ishujt Faroe, Camaj 24 minuta

Futboll

Mali i Zi pëson fiasko nga Ishujt Faroe, Camaj 24 minuta

Nga: K.G. Më: 9 tetor 2025 Në ora: 22:40
Mali i Zi

Mali i Zi ka pësuar fiasko në konak të Ishujt Faroe, me rezultat 4:0, në ndeshjen e vlefshme në kualifikimet për Kampionatin Botëror në futboll. 

Vendasit treguan lojë të madhe duke shënuar fitore falë golave të futbollistëve Sorensen (16' e 55'), Frederiksberg (36' e 71' - nga penalltia).

Futbollisti shqiptar Driton Camaj u paraqit nga minuta e 66-të për Malin Zi.

Ishujt Faroe renditet në vend të 3-të me 9 pikë në Grupin L dhe Mali i Zi në të katërtin me 6 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat