Skandal, gazetari shqiptar ndalohet për 3 orë në Beograd 

Futboll

Skandal, gazetari shqiptar ndalohet për 3 orë në Beograd 

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 23:45
Dritan Shakohoxha

Gazetari i sportit, Dritan Shakohoxha dhe kolegët e tjerë nga Shqipëria janë mbajtur për rreth tri orë në aeroportin e Beogradit nga policia serbe.

Shakohoxha e ka konfirmuar se ai me kolegët e tij janë mbajtur shumë gjatë në aeroport, Shakohoxha ishte në listën e zezë bashkë me Marin Memën.

Policia serbe nuk i ka dhënë asnjë detaj në lidhje me mbajtjen prej rreth tre orëshe.

Kurse, në lidhje me mungesën e flamurit kuqezi në seancën stërvitore të Shqipërisë përpara sfidës së nesërme ndaj Serbisë, Federata Serbe ka thënë se kanë dashur të evitojë ndonjë incident nga “dikush dashakeq”.

Federata Serbe e Futbollit theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat