E habitshme çfarë po ngjan në Leskovc para ndeshjes Serbi – Shqipëri

Futboll

E habitshme çfarë po ngjan në Leskovc para ndeshjes Serbi – Shqipëri

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 12:08
Pamje në Leskovc

Kombëtarja shqiptare e shoqëruar nga forca të shumta policore dhe gardiste në Serbi

Masat e sigurisë për Kombëtaren shqiptare sa vijnë e shtohet për ndeshjen Serbi – Shqipëri. Kjo në mënyrë për të ruajtur rendin dhe organizimin e ndeshjes siç duhet.

Sipas gazetarit Endi Tufa bëhet me dije se asnjë makinë apo taksi nuk lejohet të hyrë apo dalë nga hoteli, ku janë akomoduar futbollistët e Kombëtares shqiptare.

“Asnjë taksi apo makinë nuk lejohet të dalë apo të vijë në hotel.

Në çdo pikë kontrolli, ku ndodhen makinat e sigurisë, na kërkuan mjet identifikimi dhe kartën e dhomës së hotelit”, ka deklaruar gazetari.

Gjithashtu bëhet me dije se FSHF-ja dhe stafi i kuqezinjve kanë udhëtuar drejt Leskovcit, aty ku do të bëjnë një mbledhje me zyrtarët e UEFA-s dhe të Federatës Serbe sa i takon ndeshjes dhe ngjyrave të fanellës me të cilën do të luajnë.

Ndërkohë sa i takon organizimit të sfidës, do të jenë rreth 5000 forca policie të ardhura edhe nga Beogradi. Synimi dhe qëllimi i tyre do të jetë të mbajnë rendin në zonën e Nishit dhe rresht Leksovcit, ku ndodhet hoteli dhe ku zhvillohet ndeshja.

Nga ana tjetër mësohet se 3500-4000 tifozë serbë pritet të jenë në stadium, teksa të gjithëve do t'u kërkohet pasaporta për të hyrë dhe për të parë ndeshjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat