Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Serbisë

Futboll

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Serbisë

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 12:30
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të kualifikueseve, ndeshjen ndaj Serbisë.

Takimi zhvillohet nesër në orën 20:45 në Leskov dhe pritet të vendosë shumë për fatin e skuadrave në garën për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë, nën drejtimin e Sylvinhos, kanë zhvilluar përgatitjet e fundit në “Shtëpinë e Futbollit”, duke u fokusuar tek taktikat dhe udhëzimet për të përballuar këtë sfidë të vështirë.

Pak orë para ndeshjes, trajneri brazilian duket se ka vendosur për 11-shen titullare, me synimin për të sjellë një rezultat pozitiv në Shqipëri.

Në formacion nuk priten surpriza, ndërsa dilemat për sulmin janë zgjidhur gjatë seancës së fundit stërvitore. Manaj duket se ka fituar vendin titullar, ndërsa Bajrami do të jetë në krah, duke lënë Hoxhën në stol.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Broja, Bajrami, Manaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat