Taulant Xhaka me mesazh për futbollistët 

Futboll

Taulant Xhaka me mesazh për futbollistët 

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 20:14
Futbollisti Taulant Xhaka

Futbollisti Taulant Xhaka u ka uruar fitore sonte djemve të Kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen e tyre me Serbinë në Leskovc, duke filluar nga ora 20:45.

Xhaka tha se ka emocione për futbollistët shqiptarë, pasi edhe vetë kishte luajtur ndaj Serbisë me Kombëtaren e Shqipërisë në vitin 2014.

“Edhe unë kam luajtur në vitin 2014 kundër Serbisë. Është gjë normale që kemi emocione, shpresojmë të ketë një fitore sonte”, tha Xhaka.

Ai u shpreh se kuqezinjtë duhet të kenë fokusin e tyre në futboll, dhe jo në politikë, që të mos shpërqendrohen për takimin e sotëm.

“Këshilla ime është që të luajnë me zemër dhe të japin maksimumin, ta kenë mendjen në futboll, të mos merren me politikë dhe ta mposhtin kundërshtarin e të marrin fitore”, ka thënë Xhaka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat