Mbrojtësi kuqezi pritet në fushë në fundjavë

Futboll

Mbrojtësi kuqezi pritet në fushë në fundjavë

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 17:01
Pamje nga ndeshja

Ardian Ismajli u dëmtua pak ditë para se të grumbullohej Kombëtarja, duke humbur mundësinë që të jetë me kuqezinjtë për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë.

Mbrojtësi kuqezi, ka pësuar një dëmtim në kofshë megjithatë nuk bëhej fjalë për diçka të rëndë, madje deri në ditët e fundit, ishte e paqartë nëse do të ishte apo jo me Kombëtaren.

Rikuperimi po shkon mirë për mbrojtësin kuqezi, që pritet të rikthehet sërish në skuadër me Torinon.

“Granatat” do të përballen të shtunën me Napolin në shtëpi, teksa stafi teknik po kryqëzon gishtat për të pasur të gatshëm mbrojtësin.

Me shumë gjasa, ai do t’ia dalë të jetë me skuadrën, megjithatë ditët në vijim do të vlerësohet më saktë gjendja e tij për të ditur nëse do të jetë titullar apo mund të luajë nga stoli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat